Maqedoni

Lëvizja Besa: Të zbardhen rastet e montuara ndaj shqiptarëve

18.07.2019 16:43

Lëvizja Besa kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të rasteve të montuara....

Besa akuzon se po tentohet që këto raste të heshtin. Teksa aktivistët e Besës gjenden dhe dërgohen në polici brenda pak orësh, organet e drejtësisë me vite heshtin për rastet e montuara ndaj shqiptarëve, thonë nga kjo parti. 
 
““Sopoti”, “Brodeci”, “Alfa”, likuidimi i Harun Aliut me shokë, “Monstra”, “Almiri”, “Lagjja e trimeve”, dënimet e ulëta për vrasësit maqedonas krahasuar me dënimet për shqiptarët, “Luboteni” etj. Ju kujtojmë se thirrja në polici e aktivistëve të Lëvizjes “Besa” u bë brenda disa orëve, ndërsa zbardhja apo më mirë thënë heshtja e këtyre rasteve po ndodh me vite. A është ky shteti i së drejtës që premtoi LSDM. A është ky shteti që pretendon integrimin në BE”,- deklaroi zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Elmedin Memishi.
 
Besa kërkon dorëheqjen sa më të shpejtë të qeverisë aktuale që, sipas tyre, ka dështuar në të gjitha segmentet, sidomos në vënien e drejtësisë në shtet. Në mënyrë simbolike, anëtarët e Besës mbushën një kuti me të gjitha rastet që nuk janë zbardhur ende.
 
FLUTURA LATIFI