Maqedoni
Protokolli për anëtarësim në NATO, Qeveria franceze voton, fjalën e ka Kuvendi
18.07.2019 17:00
Qeveria franceze shqyrtoi dhe i dha dritë të gjelbër propozim-ligjit për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO...

Drafti u prezantua nga ministri francez për Evropë dhe politikë të jashtme.
“Hyrja në fuqi e protokollit të Marrëveshjes veri-atlantike për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut do t’i mundësojë vendit të jetë anëtarja e 30 e Aleancës Veri-atlantike, kur 29 vendet – anëtare të NATO-s do të njoftojnë se e kanë ratifikuar protokollin. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, do të përforcojë sigurinë në rajon dhe Aleancën në përgjithësi” – thuhet në njoftimin e qeverisë franceze.
Gjithsesi nga qeveria franceze theksojnë se Franca do të jetë posaçërisht e kujdesshme në lidhje me parimet kyçe të procesit të zgjerimit të NATO-s, të cilët janë vlerësim i meritave të vetë vendeve kandidate dhe të kontributit të tyre për sigurinë në fushën euro-atlantike.
Pas prezantimit të propozim-ligjit në këshillin e ministrave ai do të hyjë në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet nga Kuvendi kombëtar dhe Senati.
REJHANE BUSHI METAJ
