Moszbatimi i MO-së nuk do të detyrojë Shqipërinë të vendos veto për Maqedoninë

09.09.2014 12:38

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në A1 REPORT........

Moszbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit për shqiptarët e Maqedonisë, nuk do ta “detyrojë” Tiranën zyrtare të vendos veton për anëtarësimin e shtetit fqinjë në NATO, për sa kohë është vetë Aleanca e Atlantikut Verior që qartazi ia ka vendosur kusht Shkupit zbatimin e saj.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në A1 REPORT.

“Mesazhi që dha Samiti përsa i përket politikës së dyerve të hapura, 3 prej aspirantëve janë në rajonin tonë, mes të cilëve Mali i Zi. Në rast se mali i Zi do të ecë me këtë kurs reformash gjasat janë që aleati i 29 i Natos të jetë Mali i Zi. Sakaq, në konkluzionet e samitit, Maqedonia duhet të gjejë një zgjidhje të pranueshme sa i përket emrit dhe zbatim të marrëveshjes së Ohrit sikundër vijushmërinë e reformave. Shqipëria s’ka pse të vendosë vetëm sa i përket marrëveshjes së Ohrit se ky është një kriter tashmë i NATO-s. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Shqipërisë që marrëveshja të konsiderohet si pikë referimi për modernizimin e shtetit fqinj. Në këtë samit është shkruar në gjuhë të qartë e shterruese që ky është kriter. Në samitin e Bukureshtit ndërkohë ka qenë cështja e emrit. Mungesa e elentëve të prekshëm në marrëveshjen e Ohrit e ka shtyrë të kërkojë me ngulm zbatimin e marrëveshjes”, tha ministri Bushati.

Pyetjes së gazetarit Ilir Babaramo, nësë Shqipëria do të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ministri Bushati iu përgjigj:

“Nuk mund të flasim me hipoteza, por çështja e marrëveshjes së Ohrit, është pjesë e dosjes tonë diplomatike, e shqetësimin tonë konstant që ne kemi në raport me Maqedoninë dhe është disktuar në disa organizam ndërkombëtare, NATO është një prej tyre. Ohrin dhe cështjen e emrit i bashkon vullneti politik që duket se mungon në Maqedoni. Ne nuk insistojmë në një politikë koncensionare por po investojmë në stabilitetin politik të Maqedonisë dhe Rajonit”.