Maqedoni

Ndryshimet në LSDM, sonte zgjidhen nënkryetarët e partisë

18.07.2019 19:00

Këshilli Qendror i LSDM-së pritet t’i emërojë nënkryetarët e partisë në mbledhjen e paditës së sotme...

Nënkryetarët e partisë maqedonase në pushtet dhanë dorëheqje kolektive në kuadër të pastrimit brenda partisë së tij, që kreu socialdemokrat, Zoran Zaev, i nisi pas rezultatit në zgjedhjet presidenciale.

Në kuadër të ndryshimeve, Zaev shkarkoi edhe sekretarin e përgjithshëm, Kiracovskin dhe të gjithë krerët e degëve komunale.

Jozyrtarisht mësojmë se pritet riemërimi i katër nga ish nënkryetarët, ndërsa dy të tjerët do të jenë emra të rinj.