Maqedoni
Parashikimi i motit
19.07.2019 09:03
Sot në mëngjes po mban mot me diell dhe me vranësira mesatare....

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po ifluencojnë në territorin e RMV-së me paqëndrueshmëri të pjesshme të motit.
Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 23 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm ku temperaturat e ditës do lëvizin prej 16 deri në 32 gradë Celsius.
