Ekspertët holandez publikojnë raportin e hetimeve për rrëzimin e aeroplanit

09.09.2014 12:41

Ekspertët e aviacionit në Holandë, sot e publikojnë raportin e tyre preliminar për hetimet e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, gjatë konfliktit të armatosur në pjesën lindore të Ukrainës.....

Nga ky rrëzim, më 17 korrik janë vrarë të 298 njerëzit në aeroplan, përfshirë edhe më se 190 shtetas të Holandës.

Qeveritë perëndimore thonë se burimet e tyre të inteligjencës kanë treguar se separatistët pro-rusë, që luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës, e kanë qëlluar aeroplanin me raketë tokë-ajër të tipit “Buk”. Por, Rusia dhe separatistët i hedhin poshtë akuzat dhe e fajësojnë Ukrainën për këtë katastrofë.

Një zëdhënës i Bordit holandez të Sigurisë, tha se ky Bord ka zhvilluar hetime për shkakun e përplasjes së aeroplanit, “e jo se kush është përgjegjës”.