Botë

Amerikanët rrëzojnë dronin iranian

19.07.2019 10:29

Ushtria amerikane njoftoi shkatërrimin e një droni iranian që fluturonte pranë një anije të tyre luftarake në Gjirin e Omanit....

Lajmin e konfirmoi edhe vetë presidenti Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
 
Trump tha se droni fluturonte fare pranë anijes amerikane dhe ekuipazhi e goditi për qëllime mbrojtëse. Megjithatë, Teherani tha se nuk kishte dijeni për humbjen e ndonjë droni nga flota ajrore iraniane.
 
Ky është incidenti i radhës pas tensioneve të vazhdueshme me anijet që transportojnë naftë përmes ngushticës së Hormuzit. Garda revolucionare iraniane njoftoi sekuestrimin e një anieje me flamur panamez dhe arrestimin e 12 pjesëtarëve të ekuipazhit që kontrabandonin 1 milionë litra karburant./Tv Klan