Maqedoni
Takimi i liderëve, në pikëpyetje
19.07.2019 11:04
Ende nuk dihet nëse do të mbahet takimi i liderëve, i caktuar nga ana e kreut të ekzekutivit, Zoran Zaev....

Jo zyrtarisht mësohet se ky i fundit ka njoftuar bashkëpartiakët për anulimin e takimit, për shkak të mos-pjesëmarrjes së opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së.
LSDM-ja pritet që gjatë ditës të kumtojë qëndrimet e saj lidhur me 3 pikat për të cilat pritej të diskutohej në takim liderësh, siç janë: Kodi Zgjedhor, Ligji për Prokurorinë Publike dhe regjistrimi i popullsisë.
