Botë

Izrael, qindra të evakuuar, zjarre dhe temperatura deri në 50 gradë

19.07.2019 11:28

Izraeli po përjeton të nxehtin më ekstrem që prej themelimit të shtetit....

Disa zjarre shpërthyen të mërkurën në të gjithë Izraelin, ndërsa temperaturat arritën deri në 49.9 gradë celsius, duke nxitur evakuimin e qindra shtëpive në të gjithë vendin. Zjarrfikësit u vunë në alarm të kuq dhe vullnetarë u thirrën në të gjithë vendin. 5 njerëz, 3 burra të moshës 64, 60 dhe 35 vjeç, dhe 2 gra të moshës 70 dhe 41 vjeç, u plagosën lehtë nga thithja e tymit.
 
Për shkak të erërave dhe motit të keq, zjarrfikësit po e menaxhojnë situatën në këmbë, pa ndihmën e avionëve të zjarrfikësve. Policia ka bllokuar disa rrugë si pasojë e zjarreve. Temperaturat janë më të lartat e matura që nga themelimi i shtetit të Izraelit. Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, paralajmëroi të moshuarit dhe të sëmurit kronikë, të shmangin ekspozimin në diell.