Botë

ShBA, senatorët thirrje: Sanksione ndaj Turqisë

19.07.2019 11:48

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë të ShBA-së, po i bëjnë presion presidentit amerikan, Donald Trump....

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë të ShBA-së, po i bëjnë presion presidentit amerikan, Donald Trump, të vendosë sanksione ndaj Turqisë, për shkak të blerjes së një sistemi rus të mbrojtjes raketore. Ata thonë se presidenti duhet të zbatojë një ligj, që parasheh sanksione për shtetet të cilat bëjnë biznes me ushtrinë e Rusisë.
 
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se e ka larguar Turqinë nga programi i furnizimit me aeroplan ushtarak amerikan F-35. SHBA e ka kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga ana e Turqisë, pasi, siç ka thënë, ai rrezikon aeroplanët amerikanë. Agjencia Reuters raporton se rezoluta e senatorëve bën thirrje që administrata Trump, të thërrasë bisedimet në NATO për të diskutuar kërcënimet e paraqitura nga Rusia, dhe për të shqyrtuar përfshirjen e Turqisë në NATO.