SHBA përshëndet përparimin e Kosovës
Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të Qeverisë së re.......

Në një deklaratë që pasqyrohen pikëpamjet e Qeverisë amerikane, Shtetet e Bashkuara përshëndesin përparimin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë organizimin e zgjedhjeve, shtimin e njohjeve ndërkombëtare, përpjekjet e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe po ashtu presin formimin e institucioneve të reja në përputhje me Ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara mirëpresin integrimin e vazhdueshëm të Kosovës brenda komunitetit ndërkombëtar. Në fakt, më shumë vende e kanë njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhe Kosova është pranuar në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës, si vendi anëtarë i 60-të i këtij Komisioni.
Shtetet e Bashkuara po ashtu përshëndesin Serbinë dhe Kosovën për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prillit të vitit 2013, për normalizimin e marrëdhënieve.
Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të Qeverisë së re, në mënyrë që të vazhdojë puna e rëndësishme e forcimit të demokracisë multietnike të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara mirëpresin nismën e disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, për të miratuar Ligje që ndalojnë rekrutimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e armatosura në vende të huaja.