Maqedoni
Angjushev: 500 euro pagë mesatare deri në 2020-n
19.07.2019 18:14
Paga mesatare deri vitin 2020 do të arrijë deri në 30.000 denarë, deklaroi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Koço Angjushev...

Sipas tij, kjo rritje vjen pasi statistika në maj është rritur për 31.1% dhe do të bazohet në rritjen reale të ekonomisë, e jo në projektet të financuara nga shteti.
Qeveria, sipas tij, synon të ndihmojë kompanitë të rrisin pagat e punonjësve të tyre dhe në këtë mënyrë të zgjidhin problemin e largimit të njerëzve nga shteti, sepse, siç tha, pikërisht pagat e ulëta janë arsyeja kryesore e largimit, sidomos të të rinjve.
“Paga mesatare neto për majin e vitit 2019 është 25,270 denarë dhe është më e larta ndonjëherë. Nëse ne konsiderojmë se është rritur me 3.1% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe me tendencën që ne e kemi pritur, deri në fund të mandatit të Qeverisë që përfundon në vitin 2020, do të arrihet një pagë mesatare prej 30.000 denarë, siç premtuam. Me masat e propozuara nga qeveria, pas shtatorit, ne presim që rritja e pagave të përshpejtohet në vitin e ardhshëm në bazë të zhvillimit të ekonomisë reale dhe jo në projekte që vetëm Qeveria i financon”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Koço Angjushev.
SEDAT SELIMI
