Presidenti Obama uron formimin e Qeverisë irakiane
Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka uruar Irakun për formimin e Qeverisë së re dhe ka kërkuar bashkëpunim më të afërt në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.....

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama ka folur me telefon me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, për ta uruar atë dhe popullin e Irakut, pasi Parlamenti e ka miratuar Qeverinë e re mbrëmë vonë.
“Presidenti i ka përshëndetur përpjekjet e kryeministrit Abadi dhe të liderëve të tjerë irakianë për formimin e Qeverisë së re me bazë të gjerë dhe ka theksuar nevojën që Shtetet e Bashkuara dhe Iraku të vazhdojnë të punojnë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, për ndërmarrjen e aksioneve për ta kundërshtuar kërcënimin nga Shteti Islamik në Irak dhe grupit Levant”- thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.