Botë
Afganistan, shpërthim në universitetin e Kabulit, 6 të vdekur
19.07.2019 20:13
Të paktën gjashtë vetë vdiqën dhe 27 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në afërsi të Universitetit të Kabulit në Afganistan...

Incidenti ndodhi në kohën kur studentët po bëheshin gati të futeshin në provim.
Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë pasi militantët talibanë ndërmorën sulme ndaj një stacioni policor në Kandahar, duke vrarë të paktën 12 vetë.
Për shpërthimet afër universitetit ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë.
