Botë

Një tërmet i fuqishëm godet Athinën

19.07.2019 21:27

Një tërmet i fuqishëm goditi Athinën, kryeqytetin e Greqisë, duke ndërprerë lidhjet telefonike dhe energjinë elektrike në disa pjesë...

Epiqendra e tërmetit, me fuqi prej 5.1 shkallësh të Richterit, u regjistrua rreth 22 kilometra në veriperëndim të Athinës.
 
Banorët dolën në rrugë, ndërsa disa ndërtesa të larta u evakuuan pasi dridhja zgjati rreth 15 sekonda.
 
Raporte për viktima nuk ka.
 
Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Kundër Tërmetit, Efthymios Lekkas, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.
 
"Nuk ka arsye për shqetësim. Ndërtesat e kryeqytetit janë ndërtuar për t'i bërë ballë një tërmeti shumë më të fortë", tha ai.
 
Sizmologët thanë se tërmeti ishte rreth 13 km nga sipërfaqja e Tokës dhe se afërsia e tij është arsyeja pse u ndje shumë./evropaelire