Zaev ndërmerr masa të sigurisë në kabinat, ndërron numrat e telefonit, largon këshilltarë

20.07.2019 17:40

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kabineti i tij....

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kabineti i tij kanë ndërmarr masa për përforcimin e efikasitetit dhe sigurisë në zbatimin e agjendës transparente e përbërë nga takime, ngjarje dhe komunikime.

Siç ka bërë të ditur qendra për komunikim e Qeverisë, është duke u avancuar procedura për caktimin e takimeve dhe për realizimin e bisedimeve në Kabinetin, me qëllim që të sigurohet nivel i lart i kontrolleve dhe mbrojtje të komunikimeve të kryeministrit.

Si pjesë e masave për siguri dhe kujdes komunikimet telefonike dhe digjitale në kuadër të Kabinetit të kryeministrit janë ndryshuar një pjesë e pajisjeve teknike, përfshirë edhe telefonat celularë dhe numrat telefonik të kryeministrit dhe një pjese të bashkëpunëtorëve.

“Kryeministri është duke bërë analizë edhe për profesionalizmin dhe efikasitetin e bashkëpunëtorëve të tij, në bazë të cilave një pjesë e personave të angazhuar do të ju falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, thonë nga shërbimi për komunikime qeveritare.

Po ashtu është njoftuar se Kabineti i kryeministrit po përgatit Plan për aksion kundër dezinformatave, versioni i parë i të cilit së shpejti do t’i prezantohet opinionit.