Vuçiq: Haradinaj shkon në Hagë që të kthehet si hero
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi i pret pa ndonjë eufori zhvillimet në Prishtinë....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi i pret pa ndonjë eufori zhvillimet në Prishtinë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.
Dorëheqja e Haradinajt, sipas presidentit serb është një veprim politik për të fituar edhe më shumë popullaritet në mesin e, siç tha ai, “ekstremistëve në Kosovë” duke u promovuar si trim që lufton për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.
Presidenti serb ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara në Hagë të formuara për të iniciuar rastet e dyshuara për krime lufte, funksionojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh.
Haradinaj, theksoi Vuçiq, do të shkojë në Hagë javën e ardhshme, do të qëndrojë atje një apo dy ditë dhe do të provojë “të kthehet si hero”, marrë parasysh faktin se Kosova, sipas Vuçiqit do të shkojë në zgjedhje në shtator apo në tetor.
E gjithë kjo sipas tij, mund të jetë një skenar që në Kosovë të vijë në pushtet një elitë politike që angazhohet për një “Shqipëri të madhe”.
Në këtë konferencë, Vuçiq tha se Serbia megjithatë, vazhdon të mbetet e përkushtuar “për vazhdimin e dialogut me Prishtinën”. Dorëheqja e papritur e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkaktuar reagime edhe në Tiranë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ftesën për protagonistët e UÇK-së e qaun sfidë të papërfunduar kombëtare në anën e duhur të histories ndërsa Ministri i Diasporës, Majko, Presidenti Meta, Kryeu i PD-së, Basha, dhe Ish-kryeministri Berisha dorëheqjen e Haradinajt e kanë vlerësuar si aktin e një burrë shteti që vë atdheun mbi gjithçka.
