Irani i konfiskon Britanisë dy cisterna të naftës

20.07.2019 18:27

Autoritetet e Britanisë së Madhe thanë se Irani ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hormuzit...

Autoritetet e Britanisë së Madhe thanë se Irani ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hormuzit të premten dhe kanë paralajmëruar Teheranin të lirojë anijet ose do të përballet me pasoja.

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka parë anijen Stena Impero me flamur të Britanisë, dy javë pas konfiskimit nga Britania të cisternës iraniane në Gjilbraltar. Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, tha se cisterna e dytë, e njohur si Mesdar, e udhëhequr nga Britania, nuk është konfiskuar.

Sipas agjencisë, thuhet se anija është liruar pasi iu dha një paralajmërim për siguri. Stena Impero dhe Mesdar ndryshuan drejtimit brenda 40 minutave pas hyrjes në Ngushticën e Hormuzit, duke marrë drejtimin për nga Irani, thuhet pasa raportimit të të dhënave në teren. Më vonë, sipas raportimeve, anija Mesdar kishte ndryshuar sërish drejtimin duke u kthyer në Gjibraltar.