Shumë vende të botës përballen me përmbytjet
Shumë vende të botës përballen me përmbytjet këto ditë.........

Pakistani, Arizona dhe Nevada nxjerrin çdo ditë numra të shtuar të viktimave. Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Pakistan kalon shifrën 200. Mbi 700 fshatra janë përmbytur në Punjab, me mijëra hektarë tokë të mbjella janë shkatërruar plotësisht, thanë zyrtarët. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, zyrtarët e qarkut thanë se më shumë se 200,000 njerëz janë zhvendosur.
Trupat janë vënë në gatishmëri të lartë pasi Departamenti Meteorologjik i Pakistanit ka parashikuar më shumë shi në Punjab, Azad Kashmir dhe në provincën e Khyber Pakhtunkhëa, gjatë 24 orëve të ardhshme. Edhe në Arizona autoritetet i kanë vlerësuar përmbytjet si vërshime historike. Qyteti Phoenix në Arizona është në gjendje të jashtëzakonshme emergjente.
"Mbrëmë, qyteti i Phoenixit dhe i gjithë rajoni është kapluar nga shiu i madh, të cilin ne nuk e kemi parë gati një shekull. Rrugët, autostradat, parqet, kanalet, shtëpitë, të gjitha u përmbytën, dëmet materiale akoma si kemi llogaritur, po momentalisht punojmë për të shpëtuar jetët e njerëzve"- deklaroi kryetari i Phoenixit (Arizona), Greg Stanton.
Në Nevada, përmbytjet janë cilësuar si "të rrezikshme për jetën." Dhjetëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rezervuarin indian Moapa, raportohet edhe për shtëpi të rrënuara. Rreth 150 fëmijë janë strehuar nëpër shkolla.
Kjo llogaritet përmbytja më e keqe në Moapa dhe zonën e lumit Muddy që nga viti 1981. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
