Hapet vendkalimi kufitar Strezimir-Restilicë

20.07.2019 19:08

Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilic në kufirin Maqedoni-Kosovë....

Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilic në kufirin Maqedoni-Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të jetë në përdorim për qytetarët e të dy vendeve. Në ceremoninë e hapjes së pikës së përkohshme kufitare morën pjesë ministri i Punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, zvëvendësministri Agim Nuhiu dhe ministri i brendshëm Kosovës Ekrem Mustafa.

Vendkalimi do të hapet çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si dhe vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim pasaporta ose letërnjoftime dhe karton të gjelbër për automobil.

“Ky vendkalim do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të komunave prej të vendeve si dhe për lidhje të ndërsjellë të banorëve nga komunat Mavrovë dhe Rostush, Qendër Zhup dhe Dibër me banorët e komunave Restilicë, Dragash dhe Prizren”.

Hapjen e këtij vendkalimi kufitar e ka përshëndetur edhe zëvendësministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu I cili tha se sot Maqedonia e Veriut dhe Kosova po lidhen edhe me një pikë të përkohshme kufitare, Restelicë-Strezimir!