Aplikacioni “TVSH-ja ime”, qytetarët të ndarë në mendime

21.07.2019 14:24

Që nga muaji korrik kur filloi masa e kthimit prej 15% të TVSH janë skenuar afro 3 milionë llogari fiskale....

140 mijë qytetarë deri tani kanë shkarkuar aplikacionin “tvsh-ja ime”, kthimi i tvsh-së bëhet vetëm përmes skanimit të barkodit të llogarive fiskale, jo më të vjetra se 10 ditë.

Që nga muaji korrik  kur filloi masa e kthimit prej 15% të TVSH janë skenuar afro 3 milionë llogari fiskale. Por qytetaret e anketuar nga TVM2 theksuan se aplikacionin e kanë shkarkuar, kurse për skanimin e barkodit të llogarive fiskale merret vetëm një  anëtarë i familjes.

“E kanë shkarkuar familjarët e mijë dhe ata i skenojnë fiskalet”

“Po të familjes e bëjnë këtë punë me skenimin e fiskaleve” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2. 

Ekipi TVM2 hasi edhe në qytetarë të cilët nuk kanë interes për kthimin e TVSH-së ose asgjë nuk dijnë për aplikacion në fjalë.

“Jo, unë nuk e dijë për këtë gjë”

“Për momentin nuk kemi pasur kohë dhe interes për të shkarkuar aplikacionin” – thanë disa qytetarë të tjerë të intervistuar nga televizioni ynë.

Qytetaret për mosdhënien e faturave fiskale dhe pamundësinë për skenimin e tyre, mund ti paraqesin  në numrin kujdestar 198 në DAP.  Pjesa më e madhe e paraqitjeve kanë të bëjnë me restorante, markete, mini markete, dyqane të vogla, parukeri, etj. Ndërsa ka edhe komuna për të cilat qytetarët pohojnë se pothuajse asnjë person juridik nuk jep fatura fiskale.

Më shumë paraqitje për parregullsi ka në territorin e Shkupit edhe atë më shpesh në komunën e Aerodromit, të Qendrës dhe të Çairit.

Nga Drejtoria për të Ardhura publike këtë javë njoftuan se aplikacioni për momentin po ecën pa asnjë pengesë dhe nuk ka paraqitje apo ankesa të theksuara nga ana e qytetarëve. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)