Protesta në Aerodrom, banorët kundër disperzimit të të varurve nga droga
Banorët e komunës së Aerodromit kanë protestuar kundër vendimit të ministrisë së shëndetësisë....

Banorët e komunës së Aerodromit kanë protestuar kundër vendimit të ministrisë së shëndetësisë për disperzimin e një pjese të të varurve nga mjetet narkotike nga qendra për mjekim në Kisella Vodë në poliklinikën ‘Jane Sandanski’.
Protestuesit konsiderojnë se vendimi është skandaloz pasiqë në afërsi të poliklinikës ka shkollë dhe kopshte për fëmijë.
Sipas tyre zgjidhja duhet të gjindet në periferi të qytetit, ku është më pak e populluar.
“Kështu nuk zgjidhet problemi i qendrës në Kisella Vodë. Përkundrazi shkaktohet një problem më i madh pasiqë shihni në këtë poliklinikë ku ka mjekë amë, ka edhe pediatër, ku fëmijët marrin vaksina. Pas poliklinikës keni kopsht për fëmijë, më larg dhe një tjetër dhe në largësi prej 50 metra keni shkollën fillore.” – tha një banorë i Aerodromit.
“Ne nuk jemi kundër të varurve nga droga dhe mjekimit të tyre. I lutemi zotit të shërohen dhe nuk do të kemi probleme të tilla, megjithatë kjo nuk zgjidhet në qendër brenda qytetit, por zgjidhet në periferi.” – tha një tjetër banor i kësaj lagje shkupjane.
“Konsiderojmë se vendimi i ministrisë së shëndetësisë është skandaloz, pasiqë problemi në Kisella Vodë do të zgjidhet, megjithatë do të bartet në tre vende të tjera. Si banorë të komunës, kërkojmë të ndryshohet vendimi për të mirën e qytetarëve. Përditshmëria e Kisella Vodës, nuk duam që të bartet në komunën tonë.” – u shpreh banori i Aerodromit i intervistuar nga TVM2.
Ditë më parë ministria e shëndetësisë njoftoi se do të bëjnë disperzimin e pacinetëve për metadon, nga qendra në Kisella Vodë në poliklikën Jane Sandanski, në vendbanimet Çento dhe Bardovcë si dhe spitalin e qytetit ‘8 Shtatori’.
Në çdo qendër planifkohet të trajtohen nga 120 pacientë. Në Kisella Vodë aktualisht po mjekohen rreth 500 të varur nga droga. (Meral Ismaili, TVM2)
