Brenda 5 ditësh, 14 të prekur nga “Verdhëza”
Nga dita e premte e javës së kaluar e deri më sot, në Qendrën për Shëndet Publik janë paraqitur 14 raste të reja të “Verdhëzës”.....

Të prekurit janë në moshë prej 3 deri më 60 vjet. Ndonëse kryesisht të prekurit janë në moshë shkollore, Biljana Danillovska nga Qendra për Shëndet Publik thotë se në shkolla akoma nuk kemi përhapje të epidemisë, pasi merren të gjitha masat për dezinfektim.
Edhe pse numri i të prekurve nga “Verdhëza” që nga shpallja e epidemisë në kryeqytet shënon 128 raste, Danillovska thotë se analizat e Qendrës për Shëndet Publik flasin se në dy javët e fundit është shënuar rënie e lehtë e të prekurve nga “Verdhëza”.
"Nga e premtja e deri më sot, në Repartin për Epidemiologji pranë Qendrës për Shëndet Publik në Shkup kanë arritur 14 raste të reja të të prekurve nga “Verdhëza”. Nga këto 14 raste të reja, 3 janë nga kontakte nga veç më të sëmurët, vëlla apo kushëri, ndërsa të tjerët nuk janë të lidhur epidemiologjikisht. Mosha lëviz përsëri në atë diapazon që është regjistruar gjatë epidemisë, mosha është nga 3 deri më 60 vjet dhe në këtë moment nga këta 14 të prekur 9 janë në moshën shkollore dhe 2, gjegjësisht 5, janë në moshë mbi 18 vjet”- deklaroi epidemiologia, Biljana Danillovska, nga Qendra për Shëndet Publik.
Nga të prekurit e ri, tetë raste janë nga Komuna e Shuto Orizares, dy raste janë paraqitur në Komunën Qendër dhe Gazi Babë dhe një rast në Komunën e Çairit dhe Butelit.
Danillovska tha se Ekipet e Qendrës do të vizitojnë dhe dezinfektojnë shtëpi ku janë paraqitur dy apo tre raste të reja të infektimit. Një dezinfektim i tillë para se të fillojë procesi mësimor është realizuar në të gjitha shkollat dhe çerdhet dhe e njëjta së shpejti do të përsëritet në Komunën e Shuto Orizares dhe Komunën e Çairit. “Duar të pastra janë preventivë më e sigurt për mbrojtje nga “Verdhëza””- tha Danillovska.
FLORIJE KAMBERI
