Procesi i pajtimit, Pendarovski: Pajtimi s’do përfshijë amnisti për Zaevin

21.07.2019 17:40

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pranon se procesi i pajtimit të pushtetit dhe opozitës....

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pranon se procesi i pajtimit të pushtetit dhe opozitës si një ndër prioritete e tij, po realizohet ngadalshëm, pa rezultate brenda natës.

Megjithatë Pendraovski në intervistën për Radion Europa e Lirë, thotë se procesi deri në këto momente po shkon në drejtimin e duhur që ai të mbledh gjith aktorët politik për të dakorduar çështje bazike në ineteres të shtetit.

Sipas presidentit, pajtimi në asnjë moment s’do nënkuptonte amnisti për kryeministrin Zoran Zaev në rast se do konstatohej përfshirja e tij në vepër kriminale.

“Nëse është e nevojshme mund edhe publikisht ta them se nuk e kam ndër mend që as tani por as pesë vitet e ardhshme të amnistojë Zoran Zaevin nëse ka bërë krim dhe asnjë nga të bashkëpunëtorët e tij të afërm në parti ose në qeveri, kuptohet nëse edhe ata kanë kryer krim. Këtë mund ta them dhe të qëndrojë pas kësaj deklarate deri në fund të mandatit.” – tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Presidenti thotë se deri më tani ka takuar partitë shqiptare në opozitë dhe pushtet, partitë maqedonase në pushtet si dhe partitë e komuniteteve më të vogla. Ndërkaq, ende nuk ka takuar liderin e partisë më ta madhe opozitare në vend Hristijan Mickovskin. Arsyeja është se nuk është momenti. (Meral Ismaili, TVM2)