Haradinaj edhe pse dha dorëheqje, sërish shkon në punë
21.07.2019 17:57
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe pse lajmëroi dorëheqjen e tij si kryeministër i Kosovës....

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe pse lajmëroi dorëheqjen e tij si kryeministër i Kosovës, sot sërish ka vazhduar me punë ku mori pjesë në përurimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Mihedin Shehu, në 21 vjetorin e rënies së tij.
Disa media të Kosovës thonë se Haradinaj do të ushtrojë detyrën si kryeministër deri në nisjen e tij për në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.
