Rasti “Zhvatja”: Prokuroria publike konfiskon një skaf në Ohër
Me urdherese te Prokurorise Publike....

Me urdherese te Prokurorise Publike, ne Oher policia ka konfiskuar një skaf, prone e nje nga te dyshuarve nga rasti Zhvatje.
Prokurorja Vilma Ruskoska thote se tani per tani prona e knfiskuar do te mbetet ne duart e prokurosise deri ne fund te hetimit.
Dyshohet se prona ka te beje me lenden per te cilen akuzohen Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.
SPASOVSKI: ÇDO PRONË E JASHTLIGJSHME DO TË MERRET
Ministri i MPB-se, Oliver Spasovski ka deklaruar se lufta kunder krimit dhe korupsionit do te vazhdojhe dhe çdo prone e jshteligjshme duhet te konfiskohet.
“Paralelisht me hetimet po realizohet edhe hetim finansiar dhe sipas urdherave te prokurorit public ne veprojme, keshtu qe jo vetem per nje raste por per te gjitha shkeljet ligjore do te veprohet ne te njejten menyre. Dhe cdo prone e jashteligjshme duhet ti kthehet shtetit” – deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
ARSOVSKI: PROKURORIA TË ZBULOJ PERSONAT E VËRTETË
Partite politike edhe me tej vazhdojm me akuzime per rastin “Zhvatje”. Nga VMROja thone se kriminelet e qeveris po heshtin dhe po mundohen ti fshehin faktet me te rendesishme per te cilat duhet te pergjigjen.
“Keto jane ndodhi te cilat i din edhe Prokuroria por ata mbeten qor dhe memec dhe nuk deshirojne ta zgjerojne hetimin dhe ti arrestoje veprimtaret e vertete. Prokuroria duhet te dale ne menyre publike te tregoje se cilat jane provat dhe cilet persona ne te vertete jane te perfshire ne kete rast. Deri ateher ne ne menyre publike do te kerkojme qe prokuroria te zbuloje se cilat persona nga LSDM-ja, bashkepunëtorë te Zoran Zaevit jane te perzier ne kete afere” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Dimçe Arsovski.
Ndërkohë nga LSDM thonë se pa kompromis luftojnë krimin dhe korrupsionin, ndërsa akuzojnë VMRO- në se mbron krimin. (Besim Abdullahu, TVM2)
