KULTURË
Festivali “Vëllezërit Manaki” sjell aktoren Zhuliet Bino
09.09.2014 16:42
Francezja, Zhuliet Binosh, është ylli i edicionit jubilar të 35-të të “Vëllezërit Manaki”, tha drejtoresha e Festivalit, Labina Mitevska...

Zhuliet Binosh do të qëndrojë tri ditë dhe do të mbajë një master-klasë. Në nder të saj, festivali do të hapet me “Retë e Sils Maria”, një film në të cilin ajo është në rolin kryesor dhe i njëjti është promovuar në Kanë dhe Toronto.
“Aktorja, Zhuliet Binosh, gjer më tani ka bashkëpunuar me drejtorë dhe aktorët kryesorë nga shumë vende të botës, shumë nga ne e dimë për rolin e saj në filmin “Çokollatë me Johnny Depp”, film i cili do të mbetet një ndër filmat më të mirë në rangun e filmave”- deklaroi drejtoresha e Festivalit, Labina Mitevska.
Zhuliet Binosh, përveç si fituese në “Oskar”, ka fituar përvojë edhe në Venecia, në Festivalin e Filmit të Kanit. Përveç së vepruarit si aktore, Binosh është edhe mbështetëse e Organizatës Humanitare “Reporterët pa kufij”.
Aktorja franceze do të marrë çmimin “Golden kamera 300" për kontribut të shquar në Kinema.
HAMIDE IBRAIMI-EMINI