Botë
Portugalia “në flakë”, 20 të lënduar, 1800 zjarrfikës në aksion
22.07.2019 12:00
Rreth 1,800 zjarrfikës po përpiqen të përmbajnë nën kontroll zjarret në Portugali qendrore....

Rreth 1,800 zjarrfikës po përpiqen të përmbajnë nën kontroll zjarret në Portugali qendrore që tashmë kanë lënduar 20 vetë, përfshirë edhe tetë zjarrfikës, njoftuan sot autoritetet portugeze.
Zjarri shpërtheu të shtunën nëpër tri fronte në rrethin e Castelo Brancos, 125 milje në verilindje të Lisbonës, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile e Portugalisë. Zjarrfikësve iu erdhën në ndihmë edhe 19 avionë zjarrfikës dhe qindra automjete. Kjo është periudha e parë e madhe e zjarreve në Portugali këtë vit.
