Maqedoni

Gjykata ia refuzoi kërkesën, Sead Koçan duhet të paraqitet në burg

22.07.2019 14:11

Afaristi i dënuar në rastin “Trust” të PSP-së, Sead Koçan, duhet të paraqitet në burg...

Afaristi i dënuar në rastin “Trust” të PSP-së, Sead Koçan, duhet të paraqitet në burg për të filluar vuajtjen e  dënimit me burg prej 4 vjet e 8 muaj. Gjykata për zbatim të sanksioneve pranë Gjykatës Penale - Shkupi 1, e refuzoi kërkesën e dytë përmes së cilës Koçan kërkoi t’i shtyhet  fillimi i vuajtjes së dënimit për arsye shëndetësore.
 
“Pas marrjes së dokumentacionit të plotë mjekësor të domosdoshëm për të sjellë vendimin për kërkesën për anulimin e zbatimit të dënimit me burg të njërit prej të akuzuarve në lëndën konkrete, si edhe shqyrtimin dhe vlerësimin e së njëjtit, më 19.07.2019 solli vendim me të cilin kërkesa refuzohet si e pabazë”,- thuhet në komunikatën e Gjykatës. 
 
Vendimi në fjalë u është dorëzuar palëve të përfshirë në procedurë të cilat kanë të drejtë ankese në Këshillin Penal. Pas hyrjes së këtij vendimi në fuqi, tani Koçani do të duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg. Afaristi Koçan është i dënuar në rastin “Trust” për shkak të manipulimeve për marrjen e tenderit nga ELEM prej 17 milionë eurove, duke treguar dokumentacion të rrejshëm. Ai fillimisht u dënua me 6 vite burg, por Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 4.8 muaj.
 
REXHEP QAMILI