OEM: Luftë korrupsionit për ekonomi të fuqishme, Pendarovski: Asnjë ligj pa konsultë me komunitetin e biznesit

22.07.2019 17:05

Odat Ekonomike kërkojnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe ekonomisë së zezë....

Odat Ekonomike kërkojnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit  dhe ekonomisë së zezë. Në takimin me presidentin, OEM kërkon që kreu i shtetit të ndikojë në stabilitetin politik të vendit, që është garanci për investuesit e për zhvillim ekonomik.

Për ne është shumë e rëndësishme të kemi stabilitet, qetësi, kushte të mira, që të mundemi jo vetëm të punojmë, por edhe të jetojmë në Maqedoni, dhe këtë e shohim nga aktivitet e presidentit dhe shpresojmë që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pra të zvogëlohet polarizimi në shoqëri dhe të jetë ai i cili do t’i vë në masë faktorët politikë dhe përmes presidentit të arrihet konsensusi  politik”,- deklaroi Daniella Arsovska nga Lidhja e Odave Ekonomike e Maqedonisë.

Nga presidenti u kërkua edhe angazhim për diplomaci ekonomike, pra për dërgimin e profesionistëve të fushës në ambasadat e Maqedonisë së Veriut, që do t’i avanconin interesat e kompanive vendase në tregun botëror. Presidenti premtoi se asnjë ligj nuk do të nënshkruhet pa miratimin e komunitetit të biznesit.

Nuk do të nënshkruhet asnjë ligj apo dekret për shpalljen e një ligji nga ana ime nëse komuniteti i biznesit mendon se është në kundërshtim me interesat e tyre ose kundër interesave të qytetarëve. Nëse bëhet një lloj komploti i tillë burokratik dhe nuk ka lidhje me ekonominë reale dhe ju çuditeni se si ta zbatoni atë në praktikë, unë do ta kthej atë. Do të kërkoj rivotimin e tij me një shpjegim të detajuar pse nuk e kam nënshkruar dekretin”,- theksoi presidenti, Stevo Pendarovski.

Sa i përket kërkesës së OEM-së për më shumë ndihmë për bizneset, kreu i shtetit pranoi se aktualisht në shumë ambasada e shërbime konsullore mungon personeli por megjithatë premtoi përforcimin e diplomacisë ekonomike. (Zekirja Mexhiti, TVM2)