Maqedoni
Lëvizja Besa: Të caktohet data për zgjedhje të parakohshme
22.07.2019 18:24
Lëvizja Besa akuzon qeverinë se përmes politikave të saj të gabuara, po kthen vendin shumë prapa në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.....

Skandalet e njëpasnjëshme dëshmojnë se shumica parlamentare nuk ka kapacitet, por edhe kredibilitet politik që të udhëheqë shtetin, thonë nga Besa duke kërkuar zgjedhje të parakohshme e duke u ofruar me propozimet e tyre, ndërkohë rreth ligjit për PTHP-në, regjistrimit dhe implementimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Ne si parti opozitare, duke dashur që të dëshmojmë para opinionit publik, po zgjasim dorën e bashkëpunimit, duke kërkuar nga shumica parlamentare fiksimin e datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa deri në mbajtjen e tyre të implementojmë marrëveshjen nga ndryshimet kushtetuese, të sjellim Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të dakordojmë që regjistrimi i popullsisë të jetë i karakterit statistikor, ndërsa të drejtat politike të bashkësive etnike të rregullohen me regjistrin për menaxhim elektronik në kuadër të Ministrisë së Informatikës dhe Administratës Publike”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.
GAZMEND KURTISHI
