Izraeli shemb banesat e palestinezëve, reagon OKB: Ndaloni çdo gjë!
Izraeli ka nisur shembjen e disa banesave palestinezëve në një zonë autonome në Jeruzlaemin lindor me arsyetimin se përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit...

Organizata e kombeve të bashkuara kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të shembjeve të banesave.
Autoriteti I lartë palestinez ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare pasi bëhet fjalë për zona të cilave iu njihet autonomia kombëtare nga marrëveshja e Oslos.
Sipas mediave palestineze, Izraeli po përpiqet të krijojë në atë zonë një korridor neutral mes Jeruzalemit lindor dhe Betlehemit.
Shkatërrimet janë autorizuar nga gjykata e lartë izraelite. Për Izraelin bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme që përbëjnë një kërcënim ndaj sigurisë së vendit.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, organizata e kombeve të bashkuara ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të shembjes së banesave.
