Botë

ShBA, përpjekje për deportimin e emigrantëve pa gjyq

23.07.2019 12:00

Qeveria e SHBA po fut një proces të ri deportimi të shpejtë që do të anashkalojë gjykatat e emigracionit...

Sipas rregullave të reja, çdo emigrant pa dokumenta që nuk mund të provojë se ka qenë në SHBA vazhdimisht për më shumë se dy vjet mund të deportohet menjëherë.
 
Politika pritet të publikohet të martën dhe pastaj të zbatohet në të gjithë vendin me efekt të menjëhershëm.
 
Megjithatë grupi i të drejtave të Bashkimit Amerikan të Lirive Civile ka thënë se ka në plan të sfidojë politikën në gjykatë. Kjo vjen pasi politika amerikane e emigracionit po shqyrton gjithnjë e më shumë kushtet në qendrat e paraburgimit të vendit në kufirin jugor me Meksikën.
 
Kevin McAleenan, sekretar i Sigurisë Kombëtare, tha se ndryshimi do të "ndihmojë në zbutjen e disa çështjeve të barrës dhe kapacitetit" në kufi.
 
Ai shtoi se ishte "një përgjigje e domosdoshme për krizën aktuale të emigracionit".