Maqedoni
Vala e dytë e të nxehtit në Europë, temperatura 40 gradë në më shumë shtete
23.07.2019 16:52
Kjo e martë risolli të nxehtin përvëlues të shkaktuar nga anticikloni afrikano-verior...

Kjo e martë risolli të nxehtin përvëlues të shkaktuar nga anticikloni afrikano-verior që tashmë ka mbërthyer të gjithë Evropën perëndimore dhe Mesdheun qendror. Por, e mërkura dhe e enjtja do të jetë edhe më të nxehta, sipas ekspertëve që kishin paralajmëruar që më herët për një valë të dytë të nxehti në kontinent, pas asaj të muajit të kaluar.
Në rajonin tonë temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 dhe 38 gradë celsius, pavarësisht se vendet që do të preken më rëndë, ashtu siç ndodhi edhe në qershor, do të jenë Spanja, Franca e Italia, ku temperaturat në disa zona do të kapërcejnë kufirin e 40 gradëve celsius. Vetëm në fundjavë, sipas parashikuesve, temperaturat do të bien disi, por do të kthehen stuhitë e papritura dhe rrebeshet.
