Maqedoni

Arsovski: “Boki 13” nuk ka mundur të marrë haraç pa Janevën

23.07.2019 17:08

VMRO-DPMNE këmbëngul se i akuzuari i parë në rastin “Zhvatja” nuk ka mundur të marrë haraç....

VMRO-DPMNE këmbëngul se i akuzuari i parë në rastin “Zhvatja” nuk ka mundur të marrë haraç pa pasur mbështetjen e kryeprokurores speciale. Akuzojnë edhe prokuroren Ruskovska se po e mbron Janevën, madje po i lë hapësirë të shkatërrojë provat. Nga VMRO përkujtojnë se sundimi i ligjit do të rivendoset, e secili që mbulon këtë rast do të përgjigjet para drejtësisë.
 
“Mënyra se si Vilma Ruskovska drejton këtë hetim tregon se synon të mbrojë kryetarin e oktapodit politik-medial dhe zhvatës. A mund që deklarata e rreme e Katica Janeves e dhënë për telefonin celular është indicie, se edhe ajo është e involvuar dhe se duhet ndërmarrë masa të veçanta? A është i qëllimshëm veprimi i Ruskovskës që të mos fillojë procedurë kundër Katica Janevës me qëllim që t’i japë hapësirë për të shkatërruar provat dhe mesazhet që ajo ka shkëmbyer me të dëmtuarit, zhvatësit, por dhe me funksionarët e LSDM-së? A mund që fshirja e porosive për aplikime është arsyeja për moskërkim dhe të telefonit celular të Zoran Zaevit? Dhe a është komunikimi i tij me Katica Janevën, Boki 13, Kikin dhe Fikin arsyeja kryesore që Zaev ka ndërruar numrin dhe protokollin për komunikim me të”,- tha zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
GAZMEND REXHEPI