Botë
Itali, shembet banesa nga rrjedhja e gazit, një i vdekur
24.07.2019 11:13
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një rrjedhje gazi ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit dhe shembjen...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një rrjedhje gazi ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit dhe shembjen e një banese dy katëshe në komunën Portoferraio në ishullin e Elbës në Itali. Skuadrat e shpëtimit të zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Për momentin rezultojnë 5 persona të përfshirë, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje.
Një person është nxjerrë i vdekur nga gërmadhat, 3 të tjerë janë të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e zonës. Ndërsa personi i pestë për momentin rezulton ende i zhdukur dhe po punohet nën gërmadha për shpëtimin e tij. Në vendngjarje ndodhen dhe skuadra e qenve të shpëtimit si dhe repartet operative të forcave të rendit në territor.
