Botë
Rusia pendohet për shkeljen e hapësirës ajrore në Korenë e Jugut
24.07.2019 11:46
Rusia ka thënë se një ndërhyrje në hapësirën ajrore territoriale të Koresë së Jugut nuk ishte e qëllimshme

Rusia ka thënë se një ndërhyrje në hapësirën ajrore territoriale të Koresë së Jugut nuk ishte e qëllimshme, kjo sipas zyrës presidenciale të Seulit.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se një zyrtar ushtarak rus shprehu keqardhje të thellë në ministrinë e mbrojtjes të Koresë së Jugut dhe tha se ishte një gabim teknik. Sipas Shtëpisë Blu të Koresë së Jugut, Rusia tha se shkelja ishte e paqëllimtë dhe se menjëherë do të niste një hetim mbi rastin.
Kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët rusë. Ministria e mbrojtjes e Kinës mohoi se ndonjë prej avionëve në patrullë hyri në hapësirën ajrore territoriale të ndonjë vendi.
