Maqedoni
Kuvend, miratohen ndryshimet në Rregulloren e punës
24.07.2019 14:53
Me 63 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Kuvendi miratoi ndryshimet e Rregullores për Punën e Kuvendit. ...

Me 63 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Kuvendi miratoi ndryshimet e Rregullores për Punën e Kuvendit. Ndryshimet dhe plotësimet e rregullores, siç sqaroi kryeparlamentari, Talat Xhaferi, kanë për qëllim që të përmbushin obligimin ligjor të parlamentit dhe të harmonizojë Rregulloren për Punët e Kuvendit me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
“Gjithsej votuan 63 deputetë. Të gjithë 63 deputetët votuan “për”, “të përmbajtur” nuk ka, “kundër” nuk ka. Konstatoj se parlamenti miratoi rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”,- theksoi kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.
Ndryshimet të cilat u propozuan me procedurë të përshpejtuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk u mbështetën vetëm nga partia VMRO-DPMNE, deputetët e kësaj partie nuk morën pjesë në aktin e votimit.
NAIM RAMADANI
