Filipçe ripërsërit: Më pak pacientë nëpër QTVD, më shumë cilësi
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, vazhdon përpjekjet për të bindur qytetarët....

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, vazhdon përpjekjet për të bindur qytetarët e komunave ku planifikohet dispersimi i qendrave për trajtimin e personave të varur nga lëndët narkotike, se nuk ka vend për frikë, pasi më pak pacientë të tillë në një qendër do të thotë më pak probleme për mjekët që i trajtojnë ata dhe më shumë mundësi për shërimin e tyre.
Duke rikujtuar se çdokush ka të drejtë për shërbim cilësor mjekësor pranë vendbanimit të tij, Filipçe përkujtoi se Qendra për Trajtimin e të Varurve nga Droga ka tashmë në 10 qytete, e problem ka vetëm në qendrën në Kisella Vodë, ku trajtohen 500 pacientë, e ky numër i madh, sipas tij, shkakton probleme.
“Kur ka më pak pacientë, terapinë mund ta marrin në prani të mjekut, nuk do të ketë rrëmujë dhe pacientët të vijnë për 2-3 ditë. Marrja e terapisë gjithashtu ka edhe mbështetje psikologjike. Kjo nuk mund të arrihet kur ka një numër të madh pacientësh në një vend dhe shmanget getoizmi, i cili nuk është një qasje moderne mjekësore. Ekziston edhe një tjetër qendër në Shkup, në Spitalin e “8 shtatorit”, ku ka tetëdhjetë njerëz dhe nuk ka probleme, as me mbeturina mjekësore. Ne do të punojmë së bashku me përfaqësuesit e komunave dhe me organizatat qytetare. Mbi të gjitha, me qytetarët që jetojnë në rrethinat e qendrave shëndetësore për t'u treguar atyre se nuk ka nevojë për frikë dhe panik”,- theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sipas Filipçes, aktualisht ka numër të mjaftueshëm të psikiatërve për të filluar dispersimin e qendrave. Është bërë kërkesë edhe përreth 30 punësime të reja për nevojat e qendrave të dispersuar. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
