Sindikata e pavarur e punëtorëve: Autorizimet keqpërdoren për të marrë licenca
Inxhinierët e ndërtimtarisë i keqpërdorin kompetencat e Sindikatës së pavarur të punëtorëve për ndërtimtari....

Inxhinierët e ndërtimtarisë i keqpërdorin kompetencat e Sindikatës së pavarur të punëtorëve për ndërtimtari, thotë kryetari i kësaj sindikate, Atanas Trajkovski.
Ai thotë se po shfrytëzohen autorizimet e sindikatës për të nxjerrë një licencë e më pas nuk paguhen tarifat e anëtarësimit, por vazhdojnë akoma të punojnë nëpër objekte.
“Më lajmërojnë dhe autorizimin tim e shfrytëzojnë si informacion, si një dokument për të nxjerrë një licencë, por njëkohësisht më ç’lajmëron dhe vazhdon të punojë me licencën e njëjtë. Kjo duhet të ndërpritet dhe të sanksionohet menjëherë”,- tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve për Ndërtimtari, Atanas Trajkovski.
Nga Sindikata e pavarur akuzojnë edhe qeverinë aktuale për faktin se rreth 400 mijë qytetarë nga Europa janë të futur në vendin tonë pa viza dhe afat kohor, të cilët i kryejnë punët e shtetit tonë, kurse të rinjtë ikin nga vendi. (Sedat Selimi, TVM2)
