Maqedoni
Rasti "Zhvatja", Zaev: Duhen dënuar të gjithë që kanë gabuar
24.07.2019 17:38
Dënime duhet të ketë për të gjithë ata që kanë gabuar, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë...

Dënime duhet të ketë për të gjithë ata që kanë gabuar, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë, gjithmonë duke u respektuar prezumimi i pafajësisë. Kështu u përgjigj kryeministri, Zoran Zaev, në pyetjet që kanë të bëjnë me rastin "Zhvatja" dhe zgjerimin e mundshëm të hetimit.
Në pyetjen se nëse akoma mendon se prokurorja, Katica Janeva, mund të ketë qenë e keqpërdorur në këtë rast, Zaev parapëlqen që të priten detajet e hetimit. Ai tha se Qeveria është e pakompromis në luftën kundër krimit, kështu duke u përgjigjur në thirrjen publike për takim të gazetarit, Branko Gerovski, i cili në kolumnën e fundit paralajmëroi seri të re të teksteve për korrupsionin në Qeveri. Zaev adresoi që Gerovski të gjitha njohuritë që ka t’i dorëzojë në organet e ndjekjes, pasi që ai është kryeministër dhe jo organ hetues.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në asnjë vend nuk ka qenë e lehtë dhe ka lloj-lloj situatash të pakëndshme. Unë vërtetoj se do të jem i pari nga më të guximshmit në qëndrueshmërinë në luftën e pakompromis dhe të pakursimtë kundër krimit dhe korrupsionit. Unë nuk jam organi hetues, as prokuror, unë jam kryeministër që duhet të mundësojë kushte për hetime të papenguara, pa marrë parasysh se kundër kujt janë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE: Pse Janeva nuk i paraqiti keqpërdorimet?
Nga VMRO-DPMNE pyesin se pse Katica Janeva nuk i ka paraqitur ata që, siç deklaroi “e kanë keqpërdorur emrin e saj", duke akuzuar se ajo dhe LSDM po fshehin njerëzit e përfshirë.
“Kush janë personat e tjerë që kanë realizuar zhvatje në emër të Katica Janevës? Pse Janeva gjithë kohës ka pasur njohuri se edhe persona të tjerë përveç Boki 13 kanë realizuar zhvatje në emrin e saj, por gjithë asaj periudhe nuk i ka paraqitur? Mos ndoshta ka pasur dobi nga ajo që e ka marrë në kthim? Nëse Janeva praktikisht pranoi se një pjesë e personave që kanë kryer zhvatjen janë Kiki dhe Fiki që janë në krye të LSDM-së dhe këtë e kanë bërë në emër të saj”,- tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion akoma nuk zbulojnë se në cilin drejtim po zhvillohet hetimi për rastin "Zhvatja” dhe se cili ka qenë roli i prokurores speciale, Katica Janeva, në këtë rast.
FLORIJE BELULI KAMBERI
