Maqedoni

Marrja e kompetencave në urbanizëm, BESA: Jo marrje kompetencash, punë sipas ligjeve

24.07.2019 18:02

Lëvizja Besa vlerëson se akti i dorëzimit të kompetencave për sektorin e urbanizmit nga komuna e Strugës....

Lëvizja Besa vlerëson se akti i dorëzimit të kompetencave për sektorin e urbanizmit nga komuna e Strugës, duke ia deleguar ato Qeverisë, është një goditje që pas 18 viteve i bëhet nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që ka pikërisht decentralizimin e plotë të pushtetit lokal si një nga shtyllat kryesore të saj. Besa i apelon qeverisë që në vend se t’i marrë komunës së Strugës, por edhe çdo komune tjetër kompetencat në urbanizëm, bën mirë të obligojë kryetarët e tyre të punojnë sipas ligjeve. 
 
“Lëvizja BESA, apelon deri te Qeveria që në asnjë mënyrë mos të pranojë marrjen e kompetencave për sektorin e urbanizmit nga komuna e Strugës, por përkundrazi të obligojë komunën e Strugës që t’i kryejë obligimet e veta konform ligjit. Rasti i komunës së Strugës dëshmon një të vërtetë të hidhur, funksionarët shtetërorë të BDI-së dhe BDI si parti marrin pushtetin me premtime që nuk mund t’i realizojnë dhe pastaj ballafaqohen me situata si kjo në Strugë dhe në vend që të mbajnë përgjegjësi politike për dështimet, ata bëjnë veprime të cilat sjellin pasoja afatgjata për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.”,- deklaroi Elmedin Memishi nga Lëvizja BESA.