Maqedoni

Moszbatimi i MO-së, nuk do ta detyrojë Shqipërinë për veto ndaj RM-së

09.09.2014 18:14

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, deklaron se Shqipëria nuk do t’i vendos veto Maqedonisë për anëtarësimin në NATO, për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit...

Gjatë emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”, në televizionin A1Report në Tiranë, Bushati ka thënë se vetë NATO ia ka vënë si kusht Maqedonisë përmbushjen e kësaj marrëveshje.
 
Bushati rrëfen se çfarë është diskutuar në Samitin e Berlinit për Maqedoninë, duke treguar se është përforcuar kërkesa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas Bushatit, kjo e fundit është garanci për stabilitet në Maqedoni.
 
Sipas kryediplomatit shqiptar, Ohrin dhe çështjen e emrit i bashkon vullneti politik që duhet të ekzistojë nga të gjitha palët.
 
“Ne nuk insistojmë në një politikë koncensionare, por po investojmë në stabilitetin politik të Maqedonisë dhe rajonit”- ka thënë Bushati.
 
LULJETA NDOKA