Ekonomi

“TVSH-ja ime”, Bekteshi: 4.5 mln llogari fiskale të skenuara

24.07.2019 18:23

Erdhi në market, bleu gjërat e nevojshme, kreu pagesën, mori llogarinë fiskale dhe e skenoi atë....

Në këtë mënyrë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, promovoi masën “TVSH-ja ime”. Kjo masë, sipas ministrit Bekteshi, është e qëlluar pasi njëkohësisht, lufton ekonominë e zezë dhe kthen një pjesë të parave te qytetarët. 
 
“Deri në këto momente pothuajse janë skenuar 4.5 milion llogari fiskale, e cila edhe njëherë dëshmon se është një masë e qëlluar e cila ka shpreh një interes shumë të madh të qytetarëve të vendit tonë. Kjo edhe njëherë dëshmon se masa vetëm ka arritur edhe qëllimin e vet, por njëkohësisht është në rritje edhe interesi i qytetarëve për të kërkuar llogaritë fiskale”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Bekteshi bëri thirrje që të gjithë qytetarët të kërkojnë llogari fiskale dhe kështu së bashku me qeverinë të bëhen një lloj inspektori dhe të parandalojnë ekonominë e zezë në vend. Pritshmëritë, sipas tij, janë që në fund të vitit të gjithë amvisërive t’u kthehet një shumë që është në vlerë të një page mujore. 
 
ERSAN PAJAZITI