Maqedoni

Rekomandime nga ISHS për qytetarët të cilët do të kryejnë haxhin në Arabinë Saudite

24.07.2019 18:29

Në prag të udhëtimit për në haxh në Arabinë Saudite, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor....

Në prag të udhëtimit për në haxh në Arabinë Saudite, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor doli me rekomandime për kushtet dhe mënyrën nën të cilat mund të organizohen këto udhëtime. Në pajtim me të dhënat e BFI-së, këtë vit në haxh me 30 dhe 31 korrik do të udhëtojnë rreth 850 persona nga aeroporti i Shkupit.
 
Para nisjes, inspektorët shëndetësorë do të kontrollojnë librezat dhe vërtetimin për vaksinim ndaj meningjitit meningokok të marrë 10 ditë para nisjes, si dhe kontroll të dokumentacionit të organizatorëve nëse kanë siguruar mjek për haxhinjtë. Nëse organizatorët e udhëtimeve në rrugë tokësore, nuk njoftojnë  në afatin e caktuar ligjor, ISHS nuk ka për obligim të sigurojë ekip kujdestar në vendkalimin kufitar Deve Bair. Vaksina kundër meningjitit meningokok është siguruar nga BFI si donacion nga Turqia dhe e njëjta do t’u distribuohet qendrave për shëndet publik.
 
Grupet e haxhilerëve nuk mund të kenë më pak se 40 persona e për secilin prej tyre, organizatori është i obliguar të sigurojë një mjek të licencuar, me pajisje adekuate mjekësore dhe barëra, dhjetë ditë para fillimit të udhëtimit të parashtrojë listë të udhëtarëve në ISHS, të njoftojë saktësisht ditën e nisjes dhe kthimit, vendkalimet kufitare të shënuara dhe vende nëpër të cilat do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite.