Komisari Hahn në Shkup, takim me krerët e lartë të shtetit
Komisari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, vizitën e tij në Shkup e filloi me kryeministrin Zaev...

Temë kryesore e takimeve do të jenë reformat lidhur me eurointegrimet e vendit dhe pritshmëritë në vjeshtë Maqedonisë së Veriut t’i caktohet datë për fillimin e negociatave inkuadruese.
Pas takimit, komisari Hahn porositi të gjithë aktorët politikë të punojnë për ardhmërinë e qytetarëve dhe gjeneratave që vijnë.
Maqedonia e Veriut meriton që në muajin tetor të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, për arsye të gjithë asaj pune që është bërë deri më tani, në drejtim të realizimit të reformave Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes me Bullgarinë.
Kryeministri Zaev shprehu bindjen e tij se Maqedonia e Veriut do ta marrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në në muajin tetor.
