Futboll
Spanja deklasoi Maqedonine
09.09.2014 18:30
Në hapjen e ciklit të ri kaulifikues, për evropianin e vitit 2016, edhe përkundër dëshirës të madhe dhe optimizmit për rezultat pozitiv, Maqedonia...

Në hapjen e ciklit të ri kaulifikues, për evropianin e vitit 2016, edhe përkundër dëshirës të madhe dhe optimizmit për rezultat pozitiv, Maqedonia, në fund të ndeshjes kundër kampionit në fuqi të Evropës, Spanjës, përjetoi një nga disfatat më të thella prej mëvetësimit e këtej.
Në ditën kur e festua ditëlindja e 23-të e shtetit, të gjithë pritën rezultat pozitiv dhe befasi kundër nikoqirit, favorit absolut, por në fund, erdhi disfata e thellë prej 5-1. Spanja, në stadiumin 'Ciutat de Valencia', ishte ajo që dominoi të gjithë sfidën dhe në momente, jepte përshtypjen që poqëse dëshiron të forcoj, shume lehtë do të mundte të gjej rrjetën tonë edhe disa herë.
Shumica e yjeve të gjeneratës të artë spanjolle tani më janë pensionuar ose munguan shkaku i dëmtimeve, por edhe kjo nuk ndaloi 'furinë e kuqe' të shëndrohet në një 'stuhi' të vërtet në Valensi.
Ramos, Alkaser, Buskets, Silva dhe Pedro, te gjithë shënuan nga një gol për këtë fitore të thellë që ua ktheu vetëbesimin vendasve, pas debaklit në botërorin e Brazilit, ndërsa në ekipin tonë, ishin të vetmit Ibraimi dhe Abdurahimi në nivel dhe të cilët mundoheshin te bëjnë diq më tepër para portës se Kasiljasit.
Ibraimi, nga penalltia e shënoi edhe golin e vetëm dhe të nderit, por edhe e sprovoi me disa gjuajtje të shkëlqyeshme nga distanca portierin vendas, ndërsa Abdurahimi, edhe pse debutues, luajti pa respekt, tentoi dhe në fillim të pjesës së dytë, i krijoi një rast të shkëlqyeshëm Jahovicit, i cili i vetmuar para portës, nuk arriti të dërgoj topin në rrjetën e vendasve.
Pas sfidës, seleksionuesi Boshko Gjurovski, për të cilin ishte kjo ndeshja e parë zyrtare në bankinën e Maqedonisë, ishte i mendimit se kjo disfatë dhe rezultati, pak a shumë është realiteti momental dhe sipas tij, Spanja është për disa herë më e fuqishme dhe në fund të garimit në grupin C, me siguri do të perfundoj e para.
"Fitore e merituar e Spanjës. Mendoj se ky rezultat është real kur të kihen parasysh kualitetet e të dyja përfaqësueseve. Gjithsesi që rezultati 5:1 është rezultat i lartë, por jemi të vetëdijshem që rezultsti mund të ishte edhe më i thellë në të mirë të Spanjës. Në momente, kishim mundësi edhe të kthehemi në lojë, por nuk i shfrytëzuam mundësitë që i krijuam. Mendoj që pa dallim se nëse do të kishim luajtur me katër apo pesë mbrojtës, Spanja ishte superiore dhe dominoj në cdo aspekt. Ky është realiteti ynë dhe tani duhet të përqëndrohemi ne ndeshjet tjera, së pari muajin e ardhshëm kundër Luksemburgut", është shprehur pas ndeshjes Gjurovski.
Maqedonia, kualifikimet për në kampionatin evropian vitin 2016, do ti vazhdoj gjatë muajit të ardhshëm, me c'rast së pari me nëntë tetor do të pret Luksemburgun në Shkup, ndërsa pas katër ditësh do të luaj kunder Ukrainës, si mysafir në Lviv.
MUSTAFA ADEMI
