Maqedoni

Zëvendëssekretari i ShBA-ve, Riker, për vizitë në RMV, takime me krerët e lartë të shtetit

25.07.2019 14:00

Edhe zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Filipi Riker, pas vizitës në Greqi dhe takimeve me përfaqësuesit politikë grekë...

Edhe zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Filipi Riker, pas vizitës në Greqi dhe takimeve me përfaqësuesit politikë grekë, sot dhe nesër po qëndron në Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup, sipas paralajmërimit të Departamentit të Shtetit, diplomati amerikan Riker do të takohet me presidentin, Stevo Pendarovski, me kryeministrin, Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë.

Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, do të bisedojë edhe me deputetë dhe me përfaqësues të opozitës.