Maqedoni
Lufta kundër lajmeve të rreme, VMRO-DPMNE: Plani i qeverisë, censurë klasike
25.07.2019 15:24
VMRO akuzon qeverinë se me planin për parandalimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme...

VMRO akuzon qeverinë se me planin për parandalimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, në të vërtetë kërkon të heshtë gazetarët që të mos publikojnë aferat korruptive të ekzekutivit.
Planin e paraqitur nga kryeministri, opozita e cilëson si plan për censurë.
“Zoran Zaev me konferencën për shtyp, në të njëjtën ditë kur thirren në pyetje për t’i heshtur dy gazetarë, dërgoi porosi të qartë deri tek qytetarët dhe gazetarinë, gjegjësisht deri tek fuqia e shtatë, se ata duhet të heshtin sa më parë që të jetë e mundur ose të gjithë mund të përfundojnë në burg. Zoran Zaev dje paraqiti një plan për censurë. Me planin e djeshëm, Zaev dhe LSDM përmendën se duan të bëjnë vendin si Korenë e Veriut, një vend ku qytetarët nuk e dinë se çfarë po ndodh brenda, e nëse e dinë, të mos e flasin jashtë”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
GAZMEND KURTISHI
