Projektet e përkrahura nga Banka Botërore dhe BE, 7 komuna nënshkruajnë marrëveshjet

25.07.2019 17:14

Vazhdon përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve komunale....

Vazhdon përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve komunale përmes projektit të përkrahur nga BE dhe Banka Botërore, e që kap vlerën prej rreth 2.8 milion euro. 7 komuna nënshkruan për mjetet për projektet e miratuara që synojnë përmirësimin e jetës për qytetarët. Dy të tjera do të nënshkruajnë marrëveshjet shumë shpejt.

“Përmes këtyre mjeteve janë paraparë rikonstruimi i rrugës në komunën e Çuçer Sandevës, ndërtimi i dy stacioneve për filtra për ujë të pijshëm në komunën e Vrapçishtit, furnizimi për mekanizimin e Ndërmarrjes Publike Komunale në komunën e Bogovinës, ndërtimi i bulevardit në Tetovë, ndërtimi i objekteve shoqëruese dhe shërbyese në varrezat e qytetit në Dellçevë, ndërtimi i rrethrrotullimeve në Kërçovë, rikonstruimi i rrugës në Makedonski Brod, ndërtimi i fushës së lojërave në komunën e Shuto Orizares dhe furnizimi i një automjeti zjarrfikës në komunën e Demir Hisarit”,- deklaroi ministrja në detyrë e Financave, Shirete Elezi.

Projekti ka startuar nga viti 2009, janë realizuar mbi 230 projekte, me sukses janë shpenzuar mbi 100 milion euro, prej të cilave 81 milion euro janë nga Banka Botërore. Përfaqësuesi i Bankës Botërore në RMV, Marko Montovaneli, tha se edhe më tej do të angazhohen për sigurimin e fondeve në nivel lokal.

“Shërbimet komunale dhe projektet të cilat filluan në vitin 2009 vazhduan me rifinancim më të ndryshëm, me çka u mobilizuan mbi 72 milionë euro për vetë komunat, duke përfshirë edhe grand prej rreth 15 milionë euro që erdhi drejt nga Komisioni Evropian. Këto fonde përdoren edhe për mbështetje dhe për zgjedhjen e komunave përkatëse dhe ndërmarrjeve komunale që mund të implementojnë projekte me qëllim të përforcimit të shërbimeve komunale”,- theksoi drejtori i Zyrës së BB-së në RMV, Marko Montovanelli.

Një pjesë e mjeteve janë hua me interes jashtëzakonisht të ulët dhe të volitshëm, ndërsa një pjesë janë mjete të grandit. (Ersan Pajaziti, TVM2)